Lajme | 21.08.2008 | 11:00 UTC
Pakistan: Të paktën 40 tëvdekur nga një sulm para fabrikës së armëve
Si pasojë e një sulmi vetvrasës të dyfishtë para një fabrike të rëndësishme të prodhimit të armëve në Pakistan janë vrarë të paktën 40 njerëz dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave të policisë, dy burra gjatë ndryshimit të turneve, kanë hedhur veten në erë para fabrikës. Ngjarja ka ndodhur rreth 30 km në veriperëndim të Islamabadit. Ky është atentati i dytë i rëndë në Pakistan qysh prej dorëheqjes së presidentit pervez Musharaf nga posti ditën e hënë. Të martën nga një sulm tjetër vetvrasës në një spital në veriperëndim të vendit humbën jetën 30 njerëz.









