1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Politika-Ballkani | 26.05.2008

Kosova e vendosur për angazhim aktiv në NATO

Prej dy ditësh në Berlin është duke u zhvilluar sesioni i pranverës, i Asamblesë parlamentare të Natos. Dita e dytë e seksionit për çështjet politike të Asamblesë e fillloi dhe mbaroi ditën e punës me Kosovën.

Dita e dytë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka pasur në fokus Kosovën. Komiteti për çështjet e politikës ka nisur me fjalimin e Judy Batt, profesore per politikat evropiane në Universitetin e Birminghamit.

Kosova - Çfarë vjen më pas?

Në fjalimin e saj me titull Kosova, Serbia, Whats comes next? Çfarë vjen më pas? ajo theksoi se problemet e dala me krijimin e shtetit të Kosovës, janë të hapura dhe mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. 

Stephane Bourgon, avokat i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë foli për përvojat e mbledhura deri tani nga Gjykata e krimeve. Fjalimi i tij u shoqërua me pyetjen pse u lirua nga Gjykata Ramush Haradinaj.

Parlamentari, Vitalino Canas prezantoi raportin e tij mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Muajin e kaluar ai ishte së bashku me një delegacion të Asamblesë së NATO-s, në Prishtinë dhe Begrad. Ai foli për ndryshimet që ka sjellë pavarësia e Kosovës për Kosovën, Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar.

Delegacioni kosovar para Asamblesë

Para Asamblesë foli sot Xhavid Haliti, i cili theksoi se Kosova e ka shtuar vëmendjen në çështjet e paqes dhe sigurisë. Kosova është e vendosur për angazhim aktiv dhe integrim në strukturat euroatlantike. Naim Maloku, anëtar i delegacionit të Kosovës të ftuar në Asamblenë e Natos tregon se: "Fjalimi i Xhavid Halitit, u shoqërua me largimin nga salla të delegacionit serb dhe atij rumun.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Delegacioni rus, megjithëse mbajti qëndrim të ashpër nuk u largua nga salla. Vetëm ai serb dhe ai rumun u larguan dhe u kthyen kur Haliti mbaroi fjalën.

Kosova ndodhet para ndryshimeve që prekin çështjet e sigurisë. Më 15 qershor, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, pritet të krijohet ministria e mbrojtjes si dhe agjensia e shërbimeve sekrete. Trupa mbrojtëse e Kosovës do të shpërbëhet. Në vend të saj do të krijohet Forca e Sigurisë, një trupë me 2500 ushtarë profesionistë dhe 800 rezervistë, që do të përdorin armë deri në kalibrin 12,7.

 

Aida Cama

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Journal (english) - With Business Review