1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve

 
 
 

 

Shoqëria-Kultura | 11.06.2008

Kthimi i të larguarve - Pse marokenët kthehen nga ekzili

Të gjithë marokenët duan të vijnë në Evropë. Por disa prej tyre po kthehen nga Evropa në Marok. Ata janë shkolluar në Francë ose në Gjermani dhe tani duan ta gjejnë fatin e tyre në Marok.

S´ka dyshim Omar Sefriouit mund t´i kish ecur edhe më mirë. Ai është mjek gjinekolog dhe ka një klinikë fare të vogël dhe të errët në një prej rrugëve kryesore plot pluhur të Kazablankës. Në murin e zyrës së tij janë varur diplomat nga universitetet në SHBA dhe në Francë:

"Unë kam qenë në Francë, kam punuar në një spital të madh në Paris. Kisha shanse të mira për karrierë. Por duke qenë larg shpesh herë ëndërroja për atdheun duke besuar, se me kontributin tim të vogël mund të ndikoj në zhvillimin e vendit tim, kryesisht në sektorin e shëndetësisë. Kushdo mund të ndihmojë në ndërtimin e Marokut të ri, për të cilin ëndërrojmë të gjithë."

Kontributi i tij është që të konsultojë gratë lidhur me problemet e seksualitetit dhe t´i bëjë ato më të vetëdijshme kundrejt burrave të tyre. Për këtë ai kapërdin edhe faktin që nuk fiton shumë. Marokenet që konsultohen tek ai nuk janë në gjendje të pagujanë shumë.

Gati tre milionë marokenë jetojnë jashtë vendit. Shumica e tyre jetojnë në Evropë, një ndër destinacionet më të preferuara të shumë të rinjve të papunë në Afrikën e Veriut. Por disa marokanë në emigracion sërish i kthejnë kurrizin vendit të tyre të preferuar. Edhe Mounir Belallia, i cili ka studiuar biologji në Mynster në Gjermani është kthyer tani në Marok. Ai punon në Rabat për fondacionin gjerman Hanns-Seidel.

"Unë desha, që ato që kam mësuar në Gjermani t´i vënë këtu në praktikë. Pë rmua ky është një motivim. Këtu ka shumë nevojë për njerëz të kualifikuar."

Si Mounir mendojnë shumë të tjerë që janë kthyer. Ata e marrin parasysh varfërinë që është kudo e pranishme, korrupsionin dhe pabarazinë ndaj ligjit. Këto janë probleme të së përditshmes në Marok. Megjithatë në këtë vend diçka ka nisur të ndryshojë. Janë ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe ekonomia po avancon. këto zhvillime Mouniri do t´i përjetojë nga afër dhe të japë kontributin e tij. Edhe pse ai fiton rreth 30 apo gati 50% më pak para se në Gjermani. Por nga ana tjetë rjeta në Marok është më pak e kushtueshme, klima është me diell dhe ai ka familjen pranë.

"Këtu njerëzit i marrin gjërat më lehtë. Njerëzit janë më të çlirët dhe jeta është më e thjeshtë."

Ndonjëherë ai ndjehet më i avancuar se bashkëmoshatarët, thotë Mounir. Ata që janë 34 në moshën e tij nuk janë larguar kurrë nga vendi. Ndërsa ai e ndjen tani se sa shumë ka ndryshuar duke u adaptuar me jetën në Gjermani. Kështu mendon edhe Younes Oualhadj, informaticien nga kryeqyteti Rabat. Kur ishte 19 vjeç ai shkoi në Hamburg, ku qëndroi pesë vjet dhe studioi. Qëndrimi në Gjermani ka influencuar shumë në formimin e tij si i ri. P.sh. ai ka përvetësuar përpikmërinë gjermane. Ai thotë nëse në Gjermani lë takim në orën 14:00

"..atëherë ndoshta ti vjen pesë minuta përpara. Por nëse në Marok lë një takim dhe thuhet: shihemi në orën tre apo në katër. E çdo t ëthotë kjo? Ose takohemi në tre os enë katër. Unë nuk mund të pres një orë. "

Ai ka studiuar fort tri semestra dhe ka bërë një diplomë të shkëlqyer. Në Gjermania Younes do t´i kishte të gjitha dyert e hapura madje edhe ka apsur oferta shumë të mira për punë. Por në vend të kësaj ai ngriti valixhet dhe u kthye nga Hamburgu në Marok. Mbërritjen në aeroportin e Tangerit ai nuk e harron:

"Unë isha shumë i lumtur. Ndoshta nuk jam në gjendje ta përshkruaj këtë. Unë pata përvojë të mirë në Gjermani dhe kisha bërë shumë shokë. Por asnjëherë Gjermania nuk u bë dhe nuk mund të bëhej vendi im."

 

 

 

Marc Dugge

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Journal (deutsch) - Mit Tagesthema