1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve

 
 
 

 

Ekonomia | 16.06.2008

Fillon rikonstruksioni i Portit të Durrësit

Me mbështetjen e Bankës Europiane e Investimeve, BEI, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, u bë e mundur sot fillimi i rikonstruksionit të terminatit të pasagjerëve në Portin e Durrësit.

15,2 milion  Euro do të bëjnë të mundur që brenda prillit të vitit 2010, porti më i madh në Shqipëri të ketë një kapacitet trajtimi të 2 mijë pasagjerëve njëherësh, me standarte europiane të sigurisë dhe të komoditetit të qarkullimit të pasagjerëve vendas dhe të huaj.

Autoritetet shqiptare kanë mundur të sigurojnë një kredi me terma lehtesuese, mbështetur nga dy institucionet financiare europiane Banka Europiane e Investimeve, BEI dhe Banka Europiane për Rindertzim dhe Zhvillim BERZH, për të ndërhyrë rrënjësisht në infrastrukturën e portit të Durrësit. 15,2 milion euro do të përdoren  për të modernizuar terminalin e pasagjerëve në portin më të madh të vendit, ku me mbarimin e investimit në prill të vitit 2010, pritet të ketë një pamje krejt tjetër.

Sipas kryeministrit Berisha terminali i rikonstruktuar do të arrijë një kapacitet trajtimi për 2 mijë pasagjerë në një kohë, ndërkohë që në parkingun e tij do të ketë po kaq vende për qëndrimi për automjetet. Territori prej 5 mijë metrash katrore sipas autoritetit potual do të ketë standartet europiane të sigurisë dhe të komoditetit të qarkullimit për pasagjerët venda dhe të huaj.

Rindërtimi me themel i terminalit të trageteve në Portin e Durrësit, nuk do të jetë vetëm një çështje look-u, por do të arrihet vendosja e barrierave të pakalueshme për trafiqet e qënieve njerëzore. Porti i Durrësit njihet dhe si një nyje atraktive për grupet dhe organizatat kriminale që synojnë kalimet në bregdetin italian të klandestinëve.

I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryeministri Berisha kërkoi nga kompania sllovene SCT, që t`i mbaronte punimet para prillit të vitit 2010, duke aplikuar sistemin e ndërtimit me tre turne. Kompania SCT është pjesëmarrëse dhe në ndërtimin e rrugës Durrës Kukës që lidh Shqipërinë me Kosovën.

 

Arben Muka

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Im Focus - Die deutsche Buschfamilie