1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Top tema | 06.07.2007

Ekzistojnë keqkuptime kulturore dhe shfrytëzim politik i tyre

Komisari i zgjerimit të BE, Dr. Olli Rehn flet në këtë intervistë për Deutsche Wellen mbi zgjerimin e Bashkimit Europian në drejtim të Ballkanit perëndimor

Deutsche Welle: Bashkimi Europian thotë se ka hapur dyert për Europën juglindore. Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Dr. Olli Rehn: Do të thotë se vendet e Ballkanit perëndimor së bashku me Turqinë kanë perspektiva konkrete europiane me synimin përfundimtar anëtarësimin në BE, kur secili vend të kenë ralizuar kushtet dhe standartet për të qenë anëtare i BE-së me standartet ligjore, demokratike dhe ekonomike.

Deutsche Welle: Në muajin maj ju ishit në Ballkan, morrët pjesë në takimin e Zagrebit, vizituat Serbinë etj. Në takimet tuaja atje u theksua se do të merren masa konkrete për të afruar qytetarët e Ballkanit me BE-në.
Cilat janë ato?

Dr. Olli Rehn: Ne kemi vendosur të fillojmë negociatat për të arritur atë që ne e quajme marrëveshje për lehtësimin e vizave. Kjo do të thotë qe të krijohet mundësia e lëvizjes më të lirshme dhe më të lirë për disa kategori qytetarësh, të cilët do të çlirohen për shembull nga pagesat e vizave, siç janë studentët dhe nxënësit, ndërkohë që për grupet të tjera do të përmirësohen standartet për përshpejtimin e e procesit të aplikimit për vizë dhe të marrjes së saj. Po ashtu do të rritet numri i vizave që jepen për hyrjet në vendet anëtare të BE. Në afat më të gjatë në janar të vitit tjetër do të nxirren konkluzionet në Këshillin e Ministrave për këtë çështje. Në të njëjtën kohë ne jemi duke punuar për të arritur tek lëvizja pa viza nga vendet e Ballkanit perëndimor në drejtim të Europës perëndimore, por kjo do të arrihet vetëm kur secili vend të ketë treguar se ka sistem të sigurt kontrolli kufitar si dhe fusha të tjera sigurie në nivel të mjaftueshëm për BE-në.

Deutsche Welle: Ju keni folur kohët e fundit për rëndësinë ekonomike të zgjerimit të BE-së. A përfshihen në këtu edhe vendet e Ballkanit perëndimor?

Dr. Olli Rehn: Për të dyja palët si për Ballkanin perëndimor ashtu edhe për Bashkimin Europian situata është fitimprurëse. Kompanitë europiane duhet të jenë të sigurta para se të shkojnë në vendet e Ballkanit perëndimor sepse për to siguria është e rëndësishme që të investojnë në rajon. Ne kemi ose jemi në negociata për të lidhur marrëveshjet e asociimit më të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Këto marrëveshje shoqërohen me lehtësimet për marrjen pjesë në tregjet dhe liberalizimin e tregjeve. Në rajon janë nënshkruar 32 marrëveshje bilaterale midis vendeve. Ne jemi duke lidhur marrëveshje "single" regionale për kombinimin e futjes në tregjet rajonale dhe në tregjet europiane. 25 milionë njerëz janë atraktiv për investitorët, dhe inverstimet nga ana e tyre rrisin zhvillimin ekonomik.

Deutsche Welle: Kosova është problem europian. Sa europian është sot problemi i Kosovës?

Dr. Olli Rehn: Ne jemi në rrugën e marrjes së përgjegjësive në shtetin e ardhshëm të Kosovës, sepse Kosova është pjesë e Ballkanit perëndimor dhe për ne Ballkani perëndimor, ka perspektivë europiane. As Rusia dhe as USA nuk kanë bërë në Kosovë dhe në Ballkanin perëndimor aq shumë sa BE dhe asnjë nga këto vende nuk mban faturën e Kosovës.

Olli Rehn, Angela Merkel, dhe Boris Tadiç, Berlin 1 qershor 2007Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Olli Rehn, Angela Merkel, dhe Boris Tadiç, Berlin 1 qershor 2007

Deutsche Welle: Meqenëse ndodhemi në Berlin për të bërë bilancin e gjashtëmujorit të presidencës gjermane. Çfarë u arrit gjatë kësaj periudhe për afrimin e Ballkanit Perëndimor në Europë?

Dr. Olli Rehn: Presidenca gjermane ka qenë për zgjerimin e BE dhe politikën e jashtme, për shembull gjatë kohës së presidencës Gjermania dha kontribut për fillimin e negociatave me Serbinë, një hap i  rëndësishëm sepse Serbia është në situatë të vështirë.

Deutsche Welle: Ju me siguri keni përvoja që lidhen me vështirësitë e komunikimit midis punonjësve të Brukselit dhe politikanëve në rajon, për shembull në Shqipëri. Sa e vështirë është të komunikosh me ta?

Dr. Olli Rehn: Në fakt është sfidë dhe le të themi hapur se ekzistojnë keqkuptime që kanë bazë genuine, keqkuptime kulturore. Ne përpiqemi t`i korrigjojmë keqkuptimet dhe përpiqemi të japim informacione sa më sqaruese, por sigurisht ekziston edhe një lloj shfrytëzimi politik i keqkuptimeve dhe unë jam krejtësisht i mësuar. Të gjitha vendet kandidate apo që pritet të kandidojnë ankohen për kushtet rigoroze që janë vendosur për tu realizuar nga BE. Më e rëndësishmja është se ne jemi të sinqertë dhe të vendosur. Ne japim fjalën dhe e mbajmë, dhe në të njëjtën kohë presim zbatimin rigoroz të detyrave të vëna.

 

Aida Cama

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera