Ballina | 14.02.2008
Deutsche Welle – krejtësisht i informuar
Prej 1 janarit Deutsche Welle -Radio është pranë jush çdo orë me një emision informativ 15 - minutësh nga ora 08:30 deri në orën 17:30
Deutsche Welle në gjuhën shqipe ka nisur transmetimet me një strukturë të re. Nga 1 janari 2008 çdo ditë transmetohet çdo orë, nga ora 08:30 deri në orën 17:30 një program informativ 15 minutësh. Përmbajtja e programit është 5 minuta lajme dhe 10 minuta informacione aktuale me kronika, analiza dhe intervista. Rubrikat që transmetohen në fundjavë përmbajnë tema nga politika, ekonomia, shoqëria, kultura dhe shkenca.
Të shtunave: "Java në Fokus" - pasqyrë e zhvillimeve kryesore të javës. "Kaleidoskop" - tema të larmishme nga shoqëria dhe lifestyle.
Të dielave: "Pas Kuintave" - vështrim në kontekstin e ngjarjeve.
Rubrika "Hapat" - proceset e integrimit evropian.
"Evropa në Fokus" - informacion mbi zhvillimet në vendet e ndryshme të BE-së.
Inormacionet e DW-së vihen në dispozicion edhe si podcast. Të interesuarit mund të abonojnë edhe DW – newsletter.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:
Programet e Radios DW transmetohen në frekuencat FM 106 në Tiranë dhe FM 88,6 në Prishtinë, si dhe në satelitët:
Hot Bird 8:13° në Lindje
Programi për Prishtinën: Kanali DW-FM06, për Tiranën Kanali DW-FM07
Frekuencat e satelitit Hotbird 8 për programet e Deutsche Welle-s mund t´i gjeni më poshtë në dokumentin pdf.









