Gjermania | 06.02.2008
Tragjedia e zjarrit në Ludvigshafen - Ministri Shojble viziton Turqinë
Ministri i brendshëm gjerman Volfgang Shojble (Wolfgang Schäuble) u takua të martën (5.2.) në kuadër të vizitës në Turqi me kryeministrin Rexhep Taip Erdogan dhe ministrin e brendshëm, Atalay
Për Volfgang Sheublen në qendër të vëmendjes ishte tema: tragjedia e zjarrit në Ludvigshafen, ku si pasojë gjetën vdekjen nëntë qytetarë me origjinë turke. Ministri i brendshëm, i cili u shpreh i prekur thellë nga kjo fatkeqësi theksoi, se edhe ekspertët nga Turqia mund të vijnë në Gjermani për të hetuar shkaqet. Për këtë ai siguroi kryeminstrin turk Rexhep Taip Erdogan: "Unë u thashë partnerëve të bisedimeve dhe kryeministrit Erdogan, se ne vetëkuptohet, që e përshëndesim pjesëmarrjen e ekspertëve turq në hetime. Kjo së pari, sepse ata mund të na ndihmojnë, për të zbuluar shkaqet e panjohura. Dhe së dyti, nëse ka ndonjë dyshim, ndoshta tek një pjesë e popullsisë me origjinë turke në Gjermani, kjo ndonëse është e pabazë, ne duhet t´i nënshtrohemi realitetit, e përmes ekspertëve nga Turqia mund t´i shmangim këto dyshime dhe ata mund të na ndihmojnë."
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Turq të Gjermanisë duke mësuar turqisht
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në Hanover, prill 2007
Zjarri i të hënës (04.02) në Ludvigshafen, ku gjetën vdekjen nëntë qytetarë me origjinë turke dhe u plagosën 60 të tjerë, ishte tema kryesore në mediet e Turqisë gjatë gjithë ditës. Vazhdimisht ka pasur edhe lidhje të drejtpërdrejta të televizioneve me Gjermaninë. Gjithashtu disa herë u shpreh dyshimi, se kemi të bëjmë me zjarrvënie apo ndonjë sulm me sfond ksenofobinë, ngjashëm si në rastin e vitit 2003 në Solingen. Asokohe prej zjarrit që iu vu një shtëpie gjetën vdekjen pesë turke.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministri i brendshëm gjerman, Wolfgang Schaeuble
Tragjedia e Ludvigshafenit i spostoi nga vëmendja temat e tjera të vizitës së ministrit Sheuble në Turqi. Megjithatë ai u takua me përfaqësuesit e shoqatës së sipërmarrësve turq TÜSIAD, me shefin e autoritet për besimin fetar Ali Bardakoglu, si dhe me patriarkun greko-ortodoks Bartolomeu i I-rë.
















