1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Shoqëria-Kultura | 20.02.2008

Mësimi i turqishtes në shkollat gjermane

Prej disa dekadash në Gjermani praktikohet nëpër shkolla mësimi plotësues në gjuhën amtare prej të cilit përfitojnë fëmijët e emigrantëve.

Kryeministri turk Tajip Erdogan u shpreh gjatë vizitës së tij të parë në Gjermani se do të ishte një gjë e mirë që në Gjermani të kishte shkolla dhe universitete turke për fëmijët me origjinë turke që jetojnë këtu. Ai madje ofroi edhe dërgimin e mësuesve turq për këto shkolla. Kjo ide nuk u prit mirë, sepse nuk i shërben integrimit të fëmijëve me orgjinë nga Turqia në Gjermani. Për më tepër në Gjermani prej disa dekadash praktikohet nëpër shkolla mësimi plotësues në gjuhën amtare.  

 

Ndër ta bën pjesë edhe çifti Bilge dhe Mete Ataj, të cilët që prej 30 vjetësh japin turqisht në shkollat gjermane në Rainland. Ata janë që të dy mësues dhe kanë shkruar edhe libra për mësimin e turqishtes për fëmijët jashtë Turqisë, që përdoren edhe në Belgjikë dhe në Holandë.

 

Jemi në klasën e 5-të të shkollës Stefan-Andres në Unkel po zhvillohet mësimi i gjuhës turke. Sot nxënësit po merren me gjeografinë e Turqisë dhe njëri prej tyre zbulon në hartë vendlindjen e nënës së tij. Përveç gramatikës, letërsisë dhe fjalorit, nxënësit me origjinë turke mësojnë në shkollë edhe historinë dhe gjeografinë e turqisë si dhe fenë islame.

 

Çifti Bilge dhe Mete Ataj erdhi në Gjermani në fund të viteve 70-të i dërguar nga Ministria turke e Arsmimit për t’u dhënë mësim fëmijëve të emigrantëve të dikurshëm. Mete Ataj kujton:

 

"Kur erdhëm ne, fëmijët turq në Gjermani nuk kishin libra të mirëfilltë, por përdornin të njëjtat libra si fëmijët në Turqi. Kjo nuk ishte as e drejtë dhe as interesante për fëmijët. Dhe ne na lindi ideja të shkruanim libra për fëmijët turq që jetojnë jashtë vendit.“


Që prej asaj kohe Bilge dhe Mete Ataj kanë shkruar mbi 15 libra shkollorë, që tani janë ribotuar për herë të tretë për shkak se botimet e dikurshme ishin vjetëruar.

 

Librin e fundit Mete Ataj e shkroi së bashku me të birin, që është rritur në Gjermani. Sipas tij eksperimenti ishte i sukseshëm:

 

"Një faqe gjermanisht, një faqe turqisht, që fëmijët të kenë mundësi t’i mësojnë paralelisht të dyja gjuhët. Në rast se ata dinë më mirë gjermanisht, se sa turqisht që e kanë gjuhën e nënës, atëhere lexojnë fillimisht faqen në gjermanisht.“

 

Pjesëmarrja në mësimin plotësues në gjuhen amtare është vullnetare

 

Që prej vitit 1999 Mete Ataj është kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Mësuesve të turqishtes në Gjermani. Ndryshe nga rreth 700 kolegët e tyre të gjuhëve të tjera, që janë të atashuar pranë konsullatave të vendeve përkatëse, rreth 400 anëtarët e kësaj lidhjeje janë të punësuar pranë drejtorive arsimore të qyteteve gjermane.

Erdogan Halili me të birin IbrahiminBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Erdogan Halili me të birin Ibrahimin 

Nxënësit e sotëm turq i përkasin brezit të 2-të apo të 3-të të emigrantëve dhe sikurse shpjegon Mete Ataj: 

"Turqishten ata e kanë në kujtesë si gjuhë pasive, se ndjekin më tepër programe televizive gjermane, dhe në shkollë flasin gjermanisht. Për këtë atyre u duhet më tepër kohë për ta aktivizuar turqishten.

 

Në shumicën e qyteteve gjermane mësimi plotësues në gjuhen amtare zhvillohet pasdite dhe pjesëmarrja në të është vullnetare. Po ashtu edhe notat që marrin nxënësit në këto lëndë nuk përfshihen në mesataren e notave të shkollës. Nga ana tjetër mësim plotësues nuk ofrohet në të gjitha qytetet, kështu nxënësve duhet shpesh të sakrifikojnë kohën e lirë për të ndjekur mësimin plotësues në gjuhën amtare. Kjo bën që interesi i tyre të bierë shumë shpejt.

 

Shumë lande federale të Gjermanisë e kanë reduktuar numrin e vendeve të punës për mësuesit që ofrojnë mësim plotësues në gjuhën amtare dhe duan madje që përgjegjësinë për këtë t’ua kalojnë konsullatave të vendeve përkatëse për t’i përdorur paratë për kurse integrimi dhe kurse për gjermanishten. Vetëm landi Rheinland-Pfalz bën përjashtim.

 

Zgjidhja më e mirë mësimi ndërkulturor

 

Lidhja e mësuesve të gjuhës turke kërkon që turqishtja të ofrohet si gjuhë e dytë nëpër gjimnaze, pra që nxënësit të kenë mundësi të zgjedhin turqishten në vend të latinishtes apo italishtes. Në shkollat publike një gjë e tillë hë për hë as që parashikohet.

 

Gjatë pesë viteve të fundit në Gjermani janë krijuar me nisma private të prindërve një sërë gjimnazesh private, në të cilat turqishtja ofrohet si lëndë e rregullt dhe jo me përzgjedhje. Të tilla ka në Berlin, Manhaim, Paderborn, Hanover apo Këln. Mësimi në to zhvillohet në gjermanisht dhe gjuha e parë e huaj që ofrohet është anglishtja.

 

Por sipas Mete Atajt zgjidhja më e mirë do të ishte mësimi ndërkulturor:

 

"Shoqëria gjermane është bërë një shoqëri ndërkulturore, për këtë edhe fëmijët duhet të rriten dhe të edukohen me disa gjuhë.."

Për t’ju përgjigjur kësaj tendence Ministria e Arsimit e landit Nordrhein-Ëestfalen u ka bërë thirrje maturatëve që vijnë nga familje emigrantësh që të studiojnë në degë që përgatisin mësues.

 

 

Matilda Jordanova-Duda

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

In Focus - Last Days in Paradise