1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Politika-Ballkani | 20.03.2008

SHBA furnizojnë Kosovën me armë

Në Kosovë është mirëpritur vendimi i presidentit amerikan, George Bush, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta furnizojnë Kosovën me armë dhe shërbime në fushën e mbrojtjes.

Autoritetet në Prishtinë e vlerësojnë lartë vendimin e administratës amerikane për ta ndihmuar Kosovën me armë dhe shërbime tjera në fushën e mbrojtjes. "E gjithë kjo ka si qëllim promovimin e paqes dhe t stabilitetit në rajonin e Ballkanit, rritjes së kapaciteteve të Kosovës për misione paqeruajtëse, mbështetjes në zbulimin dhe luftimin e terrorizmit dhe trajtimin e  emergjencave humanitare. Ky vendim i Shtëpisë së Bardhë në Prishtinë, shihet si rritje e bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit." - tha Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. 

Në të njejtën linjë shprehet edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili thotë se, prezenca  e trupave amerikane në Kosovë është dëshmia më e mirë e përkrahjes së SHBA-së për Kosovën.

Trupat e TMK-së gjatë një ceremonieBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Trupat e TMK-së gjatë një ceremonie

Në planin e ndërmjetësit Marti Ahtisari parashihet që Kosova të ketë një strukturë të saj të sigurisë.  Kjo strukturë nuk do të jetë e krijuar nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, mirëpo oficerë të kësaj trupe do të përfshihen në të. Në këtë linjë zëdhënësi i TMK-së, Shemsi Syla, thotë se ekspertët e Kosovës dhe ata amerikanë shumë shpejt do të përcaktojnë se ç`lloj armatimi i duhet Kosovës.

Sipas planit të Marti Ahtisarit, Forcat e Sigurisë të Kosovës,  duhet të jenë shumëetnike. Autoritetet në Prishtnë thonë se kjo forcë do të themelohet brenda vitit, natyrisht pas transformimit të TMK-së.

 

Bekim Shehu / Prishtinë

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Journal (english) - With Business