Politika-Ballkani | 11.05.2008
Pjesëmarrje masive në votime në Serbi
Në Serbi zgjedhjet parlamentare të së dielës do të vendosin edhe mbi kursin e ardhshëm të politikës së vendit. Në orët e para pas hapjes së qendrave të votimit u shënua një pjesëmarrje e gjerë, venë në dukje autoritetet.
Në bazë të sondazheve të fundit me opinionin partia radikale serbe, ultranacionaliste, nën Tomislav Nikoliçin ka kryesuar me një avantazh minimal prej 34% kundrejt partisë demokratike pro-evropiane të presidentit Boris Tadiç, që regjistroi vetëm 33%. Në vend të tretë në anketimet me elektoratin është renditur partia konservatore e kryeministrit Vojislav Koshtunica me 12%, që pritet të jetë dhe faktori kryesor për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar në Beograd.
Radikali, Tomislav Nikoliç, duke dhënë vot deklaroi, se parashikon krijimin e shpejtë të qeverisë me Koshtunicën. Ky i fundit ende nuk është shprehur publikisht për partnerin e mundshëm të koalicionit. Megjithatë nisur nga tonet nacionaliste që ka përdorur ai në fushatën elektorale, sipas bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, tendeca drejt radikalëve është e qartë. Duke dhënë votën Koshtunica deklaroi, se është e rëndësishme të krijohet sa më shpjet qeveria për "integritetin territorial dhe stabilitetin e Serbisë".
Presidenti Tadiç zgjedhjet parlamentare i konsideron "me rëndësi jetike" dhe u shpreh plot besim, se "njerëzit do të votojnë për të ardhmen evropiane. Tadiç paralajmëroi se në rast të fitores së radikalëve vendi mund të kthehet në rrethanat e viteve 90-të.



















