1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Politika-Ballkani | 11.06.2008

Që nga sot Kosova ka himnin e saj

Himni i Kosovës titullohet "Evropa", nuk përmban vija melodike të një etnie dhe po ashtu nuk ka tekst. Kjo në mënyrë që himni i Kosovës të jetë i pranuar nga të gjitha etnitë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të vecantë,    miratoi himnin e Kosovës. Të gjitha grupet parlamentare u pajtuan për propozimin e kompozitorit Mendi Menxhiqi, që është një melodi pa tekst dhe që titullohet "Evropa".

Konkursi për himin e Kosovës ka kohë që ka qenë   i hapur. Ishin gjithsej   134 propozime nga Kosova por edhe nga vende jashtë Kosvës. Me   miratimin e himnit të Kosovës të titulluar evropa, u  kompletuan simbolet e shtetit të Kosovës siç janë edhe stema dhe flamuri, simbole këto që do ta identifikojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Simbolet e Kosovës parashihen në pakon e Marti Ahtisarit dhe mbi këtë bazë u miratua edhe himni i Kosovës i cili nuk përmban vija melodike të një etnie sikundër nuk ka tekst. E gjithë në mënyrë që himni i Kosovës të jetë i pranuar nga të gjitha etnitet në Kosovë dhe poashtu të pranohet zyra e përfaqësuesit të BE-së, për Kosovën, Peter Faith. Me miratimin e himnit të Kosovës përfundon edhe faza e parë e miratimit me procedurë të përshpejtuar të 35 pikave të planit të Ahtisarit, para se Kushtetuta e Kosovës të hyjë në fuqi ditën e diel.              

 

Bekim Shehu / Prishtinë

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Discover Germany - The TV Travel Guide