1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Shoqëria-Kultura | 27.06.2008

Mandela feston 90 vjetorin

Ish-presidenti afrikanojugor dhe fituesi i çmimit Nobel për paqe Nelson Mandela bëhet 90 vjeç. Më 18 korrik në fakt, por në Londër po festohet që këto ditë për nder të tij.

 90 vjetori i Nobelistit festohet me darkë ditëlindjeje dhe të shtunën në mbrëmje me koncertin tradicional për Mandelën. Këtë herë të emërtuar "46664"; numri i të burgosurit Mandela në ishullin Robben Island. Atëherë, kur Mandela ishte i burgosur atje, zhvillohej çdo vit një koncert i tillë solidariteti. Para koncertit Mandela ftoi për darkë me rastin e ditëlindjes.


Yje, yje dhe akoma më shumë yje: 500 personalitete merrnin pjesë vetëm në darkën për ditëlindjen e Nelson Mandelës. Të gjithë dhuruan për ndihmën në luftën kundër SIDA-s, të krijuar në Afrikën e Jugut prej Mandelës. Dhe kush nuk kaloi mbi tapetin e kuq për tu futur në çadrat e bardha të Hyde Park-ut në Londër: Robert de Niro, Oprah Winfrey, Sir Elton John, i cili do të jetë sonte në skenë. Yje të Hollywood-it si Forest Whitaker dhe Denzel Washington treguan respekt për Nelson Mandela-ën. Edhe Annie Lennox, e cila ndihmon gjithashtu të sëmurët me SIDA në Afrikën e Jugut me projektin e saj „Sing“: "Është një festë e madhe për një burrë të pakrahasueshëm. Njerëz si Nelson Mandela janë shumë të rrallë. Gjithë jeta e tij është luftë për lëvizjen ANC. Kujtoni koncertin me moto "Liri Mandelës". Ishte në 1988-ën, Mandela ishte në burg dhe konsiderohej terrorist, edhe për qeverinë britanike të Maggie Thatcher-it. Ai është simbol i shpresës: Shpresa fiton mbi dëshpërimin."


Mbretëresha Elizabetë e ka pritur ndërkohë Nelson Mandelën në Pallatin Buckingham. Kryetarë aktualë dhe të kaluar shtetesh e qeverish nga Gordon Brown deri tek Bill Clinton e kanë uruar Mandelën për 90 vjetor. Dhe gjatë darkës së ditëlindjes Mandela e theu heshtjen e tij në lidhje me temën e Zimbabves. Zhvillimet e atjeshme ai i komentoi në fund të një liste të gjatë çështjesh të nxehta politike në botë.

 

"Ne paralajmëruam për pushtimin e Irakut dhe pamë vuajtjet e tmerrshme në atë vend. Me trishtim shohim edhe zhvillimet në Darfur. Në atdheun tonë afrikanojugor na u desh të përjetonim shpërthimin e dhunës kundër bashkë-afrikanëve. Dhe së fundi pranë në Zimbabve dështimin tragjik në udhëheqje i qeverisë së atjeshme."


Shumë prej yjeve që do të dalin sonte në skenë Hyde Park do të përcjellin mesazhe të ngjashme tek publiku. Muzikë Pop dhe politikë. Grupe si U2 ose Simple Minds kanë shkruar këngë të vetat për konflikte si ato në Afrikën e Jugut. Disa prej tyre me siguri mund të dëgjohen sonte.

 

Alfred Schmitt

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Kultur.21 - Das Kulturmagazin