1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Sporti | 30.06.2008

Brohoritje për nënkampionët

Megjithë humbjen ndaj Spanjës ekipi i kombëtares gjermane u prit me shumë ngrohtësi nga afro 100.000 tifozë që ishin mbledhur të hënën, më 30 qershor 2008, tek Porta e Brandenburgut në Berlin.

"Ne kemi ethe" këndonte Kristina Shtyrmer (Christina Stürmer) në skenën e ndërtuar tek Porta e Brandenburgut, ndërsa eskorta policore me dy autobusë të ekipit të kombëtares gjermane sapo kishte zbritur nga aeroporti. Ishte ora 2 e pasdites dhe në rrugën 17 qershori ishin mbledhur afro 100 mijë tifozë: Dominojnë e kuqja, e verdha dhe zeza. Që nga Kampionati Botëror i Futbollit 2006, ku Gjermania ishte vendi mikpritës flamuri gjerman ka zënë vend dinjitoz nëpër festime kombëtare dhe tifozët e shohin futbollin si një rast për t'u gëzuar. "Vendi i dytë është i merituar, ne jemi të gëzuar dhe kemi të drejtë të festojmë", thotë një tifoz.


E gëzuar është edhe atmosfera në "Kilometrin e sportdashësve" që është ndërtuar enkas me rastin e Kampionatit Evropian, megjithëse një ditë më parë, ekipi kishte zhgënjyer me mungesën e golave dhe humbjen 0:1 ndaj Spanjës. Numri 1, Jens Lehmann del i pari para fansave dhe brohoritjet e tyre ngrihen deri në kupë të qiellit. Portieri i kombëtares, që për vite me radhë kishte pritur të zëvendësonte legjendën e mëparshme me titullin Oliver Kahn, pikërisht në ndeshjen e finales kishte meritën kryesore që arriti të shmangte thellimin e diferencës së rezultatit. Pastaj ata dalin një nga një në tribunën e rrethuar nga të dyja anët me simpatizantë që brohorasin: Prezantuesi thotë: "Jens", kori "Lehmann" , e kështu me radhë deri tek Lukas Podolski, numri 20 që shënoi tre gola në këtë kampionat e që i ndez edhe më shumë tifozët me disa numra karnavalesh.


Zhgënjimi nga humbja me Spanjën nuk ndjehej aspak. Logjika është e thjeshtë shpjegon njëri nga tifozët: "Në botëror dolëm të tretët, në kampionatin evropian të dytët, në botërorin tjetër në Afrikën e Jugut do të dalim të parët".

 

Anila Shuka

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Bundesligatabelle Aktuell
Platz Vereinslogo Tordifferenz Punkte
TD. PKT.
1. Hamburger 3 16
2. Hoffenheim 4 13
3. Stuttgart 4 13
4. Leverkusen 7 12
5. Schalke 04 4 12
6. Dortmund 2 12
7. Bremen 3 11
8. Hertha BSC 0 11
9. Wolfsburg 3 10
10. Köln -2 10
11. Bayern München 2 9
12. Karlsruher SC -2 9
13. Hanover -4 8
14. Bochum -1 6
15. Bielefeld -3 6
16. Cottbus -7 5
17. Frankfurt -4 3
18. Mönchengladbach -9 3