Ekonomia | 02.07.2008
Inflacion rekord në zonën e Euros - Çmimet rriten 4 përqind
Inflacioni në zonën e euros arriti për herë të parë në qershor nivelin e 4 përqindshit. Niveli më i lartë prej 3,7 përqind i muajit maj është kaluar ndjeshëm, konstatoi Agjensia evropiane e statistikave, Eurostat
Akoma është një vlerësim, sepse shifrat e sakta do t´i kemi në mesin e korrikut. Megjithatë rezultati provizor i staticienëve të Luksemburgut jep lajmin që niveli vjetor i inflacionit në zonën e euros për qershorin 2008 vlerësohet në katër përqind. Sikur vleresimi në dy javët e ardhshme të konfirmohet, atëherë ky do të ishte niveli më i lartë i inflacionit i regjistruar në zonën e euros. Në qershor 2007 rritja e çmimeve në zonën e euros ishte 1,9 përqind.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: BE premton uljen e çmimit të
energjisë
Faktor rritja e çmimit të energjisë
Faktor vendimtar për rritjen e re të çmimeve duhet të kenë qenë kostot e energjisë meqe lëndët e para për energjinë muajt e fundit janë shtrenjtuar vazhdimisht. Që me publikimin e shifrave për muajin maj eurostat pat treguar, se karburanti do të zinte një të katërtën në rritjen e çmimeve. Ndërsa ndikimi i çmimeve të ushqimeve është ulur. Edhe pse ata janë shtrenjtuar si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Sahat i rrymës në Gjermani
Rrogat nuk duhet të rriten
„Për ne ka rëndësi të theksojmë, se duhet të bëjmë gjithçka, me qëllim që tendencat e inflacionit të mos pavarësohen dhe të marrin një shtytje të re përmes kërkesës për rroga më të larta nga punonjësit. Sepse kjo do të kishte pasoja fatale te ekonomia dhe konjunktura dhe te qytetarët në vendet anëtare."
Thotë Amelia Torres, zëdhënësja e kommisarit për çështjet financiare Almunia. Në samitin e fundit në Bruksel në fillim të qershorit, kryetarët e shteteve dhe të qeverive u lejuan vendeve anëtare masa të kufizuara në kohë për kompensimin e shpenzimeve të energjisë. Përveç kësaj presidenca franceze që nisi të martën deri në samitin e ardhshëm në tetor, duhet të shqyrtojë, në se ka masa me ndihmën e të cilave të zbuten pasojat e rritjes së qartë të kostove të energjisë. Ekonomistë presin çmime të naftës të papërpunuar deri në 170 dollarë për fuqi që këtë verë. Gjë që mund të shtonte shtrenjtësinë deri në katër përqind.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Banka Qëndrore Evropiane në Frankfurt mbi Majn
Banka Qëndrore pritet të rrisë përqindjet e interesit
Ndër ekonomistët është ndezur diskutimi për politikën e përqindjeve të bankës qëndrore. Në përgjithësi pritet, që Banka Qëndrore Evropiane në takimin e saj të ardhshëm, të enjten e kësaj jave të shpallë një rritje përqindjesh prej së paku një çerek pike procentuale, për të zbutur inflacionin. Ata shohin ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vetëm në një rritje prej pak nën 2 përqind, nga ana tjetër jo pak ekonomistë paralajmërojnë, se përqindjet në rritje do të mund të frenonin në mënyrë të panevojshme konjunkturën.
















