1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Shoqëria-Kultura | 06.07.2008

Në vitin 1958 u mbajt takimi i parë i Këshillit Shkencor gjerman

Këshilli Shkencor është një nga instancat më të rëndësishme për arsimin e lartë në Gjermani. Zyrtarisht Këshilli Shkencor jep vetëm "rekomandime" por fjala e tij ka peshë të madhe prej mëse një gjysmë shekulli.

Këshilli Shkencor u themelua në 5 shtator1957 nga Federata dhe landet dhe është një nga instancat më të rëndësishme në panoramën e arsimit në Gjermani.

"Këshilli Shkencor nuk do të jetë një rreth i vogël diskutimesh në të cilin të shprehen ankesat mbi problemet e shkencës. Nuk është kjo detyra e tij. Ai duhet të pranojë argumentet e të tjerëve dhe t'i vlerësojë ato."

Kështu shprehej ish presidenti gjerman Theodor Heuss në parlamentin gjerman 50 vjet më parë. 12 vjet pas mbarimit të luftës Republika Federale Gjermane po përpiqej të riorganizonte sistemin e shkollave të larta dhe atë shkencor. Nuk duhej të lejohej më që shteti të kërcënonte lirinë e mësimdhënies dhe punës shkencore. Për këtë arsye shkenca atëherë u shpall kompetencë e landeve. Një vendim i cili vazhdon të jetë edhe sot në fuqi.

Në vitin 1958 Këshilli Shkencor u mblodh për herë të parë. Ai u angazhua për zgjerimin e sistemit universitar dikur elitar dhe për shtimin e numrit të studentëve. Wedig von Heyden, sekretar i përgjithshëm i Këshillit:

"Me këshillat e tij të para kjo instancë pati aq shumë sukses sa arriti të fitonte një rëndësi të madhe brenda një kohe të shkurtër. Qysh atëherë shtrohej problemi për harmonizimin e përfytyrimit për atë se si duhet të jetë një universitet dhe për ofrimin sa më shumë studentëve të një përgatitjeje të denjë universitare."


Në vitet '70 u realizua përfytyrimi për universitete të hapura për të gjitha shtresat e arsimit: veçanërisht në landin e Rinit Verior dhe Vestfalisë u ngritën shumë universitete të reja. Shkollat e larta u kthyen në universitete anonime të masave. Këshillit Shkencor i mungonin propozimet e gatshme për një rrugëdalje nga ky mjerim. Vetëm pas ribashkimit të Gjermanisë Këshilli përjetoi një rilindje:


"Kishim të bënim me një performancë të shkëlqyer të Këshillit Shkencor. Brenda një kohe të shkurtër u bë vlerësimi i një sistemi shkencor të një vendi të tërë, të një ish shteti. Natyrisht edhe aty u bënë gabime, kjo është e pashmangshme. Por kjo nuk do të thotë se në parim nuk kishim të bënim me një sukses të madh."


Nga tipi i universiteteve të ish RDGj-së pas shkrirjes së dy sistemeve arsimore nuk mbeti më asgjë. Për këtë arsye Këshilli Shkencor paralajmëroi qysh në vitin 1990 të mos liheshin pas dore universitetet në Lindje të Gjermanisë. Kryetari i atëhershëm i Këshillit Shkencor Dieter Simon do të kish dashur që universitetet gjermane të bënin për vete karakteristikën e univerisiteve të Gjermanisë Lindore të cilat i kushtonin  shumë vëmendje lidhjes me praktikën. Edhe disa veçori të tjera si raporti përkujdesës për studentët nga stafi pedagogjik ishin të dëshërueshme për sistemin e unifikuar. Por atëherë propozimet e tij nuk u pranuan, tregon Dieter Simon në një intervistë të vitit 1992:


"Këto veçori të cilat ishin model duhej të ishin aplikuar në sistemin universitar gjithë gjerman. Por kjo nuk ndodhi. Ndoshta pas një periudhe inkubacioni ky model i suksesshëm cili ka mbetur i fjetur në ndërgjegje mund të rizgjohet."


Prej disa vitesh në Gjermani është shtuar dukshëm interesi për temat shkencore. Kjo u bë e qartë edhe me të ashtuquajturën "iniciativë të ekscelencës". Një masë kjo e Federatës dhe landeve e cila mbështet për shumë vjet me gjithsej 21 milionë euro universitete të përzgjedhura në Gjermani. Me anë të kësaj mase synohet që universitetet gjermane të arrijnë vendin e parë në rang ndërkombëtar. Këshilli Shkencor mori pjesë në përzgjedhjen e universiteteve të elitës.


Si dhe më parë Këshilli Shkencor është instanca e vetme në të cilën politikanët dhe shkencëtarët ulen në të njëjtën tryezë. Por Këshilli e ka ruajtuar pavarësinë gjatë 50 viteve egzistencë. Kjo bëhet e qartë edhe në rekomandimet e Këshillit Shkencor të cilat shpesh adresojnë edhe të vërteta të parehatshme. Një prej këtyre të vërtetave është që gratë janë pak të përfaqësuara në shkencë. Pra për 50  vitet e ardhshme Këshillit Shkencor i mbetet shumë për të bërë.

 

Allroggen, Antja

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Journal (english) - With Business Review