1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve

 
 
 

 

Shoqëria-Kultura | 06.07.2008

Punohet për respektimin e standarteve në trajtimin e fëmijëve në polici e gjykata

Ministria e Brendshme në Shqipëri në bashkëpunim me UNICEF-in po trajnojnë punonjës të policisë në trajtimin rigoroz dhe në përputhje me konventat e të drejtave të njeriut në rastin e të miturve

 

Trajtimi i fëmijëve nga organet policore dhe gjykatat është një çështje problematike në realitetin e Shqipërisë. Megjithëse vendi ka nënshkruar dhe ratifikuar disa prej konventave dhe akteve kryesore ndërkombëtare që garantojnë respektimin e lirive dhe të drejtave të fëmijëve, sërish zbatimi i tyre në praktikë lë për të dëshiruar. Pëerdorimi i dhunës ndaj të miturve, marrja e dëshimve ndaj tyre me anë të presionit fizik dhe psikologjik, dhënia me lehtësi e dënimeve ekstreme për ta nga gjykatat dhe mbajtja në paraburgim ose burgim jo në kushte të vecanta po bashkë me të rritur deri dhe persona mjaft të rrezikshmëm janë disa konstatime të organizatave vendase dhe të huaja që merren me të drejtat e njeriut.

 

Për të ndryshuar mënyrën e komunikimit mes policisë dhe të miturve dhe për të respektuar standartet, ministria e brendshme në Tiranë dë bashku me UNICEF-in janë duke aplikuar një program kualifikues për punonjësit e policisë. Sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ahmet Premci ne bazë të programit janë kualifikuar mbi 170 punonjës të policisë së shtetit nga të gjitha nivelet. Sipas tij synimi është që forcat policore "të shfaqin sjellje korrekte qysh në momentin e shoqërimit të fëmijëve që kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe deri në intervistimin e tyre për  mbledhjen e provave e dëshimve të tyre".

 

Edhe "Zyra për mbrojtjen e Qytetarëve", ZMQ, është duke aplikuar program në respektimin e lirive dhe të drejtave të fëmijëve që kanë punë me organet policore dhe ato të drejtësisë. Ideja e aktivistëve të ZMQ-së është për të sensiblizuar institucionet në cështjet gjyqësorë që kanë të bëjnë me të miturit, komunikimi me ta, si dhe shmagia e gjykimeve ekstreme në dëm të tyre.

 

Ekspertët ligjorë janë të mendimit se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për hetimin gjyqësor të fëmijëve, për të nxitur në vend të dhënies se vendimeve ekstreme, vendime alternative në bazë të standarteve të vendeve të zhvilluara.

 

Arben Muka/Tiranë

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Journal (english) - With Business