1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Bota | 08.07.2008

Samiti i G8-s: Në fokus problemet më emergjente të globit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, në samitin e G8-s në Japoni bëri thirrje për ndihma emergjence për vendet më të varfëra për shkak të rritjes së vrullshme të çmimeve të ushqimeve.

Deri në vitin 2010 duhet të sigurohen çdo vit mbi 60 miliardë dollarë për të përgjysmuar varfërinë në botë, një ndër objektivat që ka përcaktuar OKB-ja për këtë milenium. Në Tojako vazhdon punimet takimi i nivelit të lartë të grupit të vendeve të industrializuara G-8, që ka në fokus problemet më emergjente të globit si: kriza e ushqimeve, mbrojtja e klimës dhe çmimi i lartë i naftës.

Tre krizat më të mëdha në botë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Ban Ki Moon në një konferencë shtypi në Tojako deklaroi: "Sot që kemi dalë para jush bota po përballet me tri kriza njëkohësisht: kriza e ushqimit, kriza e klimës dhe ajo e zhvillimit. Këto kriza janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe është e nevojshme që atyre t´u kushtohet vëmendje e veçantë.

Ban Ki MoonBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Ban Ki Moon Duke u ndalur në pasojat e ndryshimit të klimës në Afrikë Ban Ki Moon nënvizoi: "Ne duhet të gjejmë zgjidhje për parandalimin e ndryshimit të klimës si një masë për të garantuar të ardhmen. Pasojat e ndryshimit të klimës më qartë se kudo i shohim tani në Afrikë, ku thatësira dhe luhatjet e mëdha të motit janë duke u bërë pengesë për realizimin e objektivave të mileniumit, për luftimin e varfërisë. Ndaj këtyre zhvillimeve ne duhet të veprojmë tani."

Ban Ki Moon kërkon angazhim për klimën

Në këtë drejtim është e rëndësishme që të përgjysmohet kuota e emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë deri në vitin 2050, tha Ban Ki Moon, por njëkohësisht sipas tij duhet që të punohet edhe në programe me afate të mesme: "Përparimet në këtë drejtim të mbështetura prej udhëheqësve të vendeve të G-8-ës do të shërbejnë si një sinjal shpresëdhënës për hartimin e një projektkonvente të OKB-së për klimën."

Pamje simbolike e ndryshimeve klimaterikeBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Pamje simbolike e ndryshimeve klimaterike

BE - pararojë e ruajtjes së klimës në G8

Bashkimi Evropian deklaroi, se do të verë në dispozicion rreth një miliardë euro nga subvencionet e pashfrytëzuara agrare  në mbështetje të bujqve afrikanë. Kancelarja Angela Merkel premtoi për Gjermaninë një ndihmë shtesë prej  600 milionë eurosh për të luftuar krizën e ushqimeve.

Merkel gjatë takimit me kryeministrin e Japonisë,  Yasuo Fukuda, në G8Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Merkel gjatë takimit me kryeministrin e Japonisë, Yasuo Fukuda, në G8

Samiti i zhvillon punimet nën hijen e protestave të antiglobalistëve. Japonia i toleron protestat e antiglosbalistëve, por nga ana tjetër i mban ato nën kontroll duke mobilizuar mbi 20.000 policë për sigurinë.

 

DW

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

popXport - Das Deutsche Musikmagazin