1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Politika-Ballkani | 08.07.2008

Prioritetet e koalicionit të ri në Maqedoni

Pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga radhët e shqiptarëve. Marrëveshja e koalicionit përshëndetet nga ndërkombëtarët.

Pas arritjes së marrëveshjes midis mandatarit Nikolla Gruevski dhe kryetarit te BDI-së, Ali Ahmeti për formimin e qeverisë së koalicionit, janë bërë publike edhe emrat e shumicës së dikastereve ministrore. Bashkimi Demokratik për Inntegrim do të udhëheqë me 5 ministri dhe një post të zëvendëskryeministrit.

Zëvendëskryeministër për çështje të Marrëveshjes së Ohrit do të jetë Abdulaqim Ademi, Ministër i Ekonomisë, Fatmir Besimi, i Shëndetësisë Bujar Osmani, i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami, i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi, dhe ministër i ambientit jetësor, Nexhati Jakupi.

Ku do të përqëndrohet qeveria e kolaicionit?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Prioritetet e funksionimit të qeverisë së koalicionit Gruevski – Ahmeti, i ka shpalosur Xhevat Ademi nga BDI:  “Prioritet i Qeverisë do të jetë implementimi i marrëveshjes së Ohrit, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, zgjidhja e statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së, marrja e ftesës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE, dhe lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit”- ka theksuar Xhevat Ademi. Sipas tij, Ahmeti dhe Gruevski janë dakorduar në qëndrimet e tyre edhe per çështjen e emrit dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës.

E rëndësishme për Maqedoninë, thekson Ademi është rregullimi i raporteve me fqinjët përfshirë edhe Greqinë.

Rezonacë pozitive nga ndërkombëtarët

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për koalicionim midis BDI-së dhe VMRO DPMNE-së. Sipas tij, me rëndësi është që kjo përbërje e re qeveritare, të jetë e përkushtuar për implementimin e kritereve për anëtarësimin e vendit në BE. Fuere ka përshëndetur edhe deklaratën e PDSH-së se do të jetë opozitë konstruktive. Mandatari Nikolla Gruevski, deri në fund të kësaj jave, duhet të prezantojë përbërjen e qeverisë para parlamentit republikan.

 

Fatos Musliu

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Journal (deutsch) - Mit Wirtschaftsbilanz