1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve

 
 
 

 

Shoqëria-Kultura | 03.10.2008

"Për interesat kombëtare" - Jaruzelski mbron ligjin e luftës të 1981

Emri Jaruzelski në historinë polake të pasluftës është i lidhur pandashëm me vendosjen e ligjit të luftës në vitin 1981. Sot ish gjenerali e sheh veten si bashkëpjesëmarrës në transformimin demokratik në Poloni.

Ish kryetari i shtetit dhe i partisë në Poloni gjenerali Vojciech Jaruzelski u shpreh për herë të parë të enjten (2.10.) përmbajtësisht në procesin kundër tij dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë së atëhershme. Ai akuzohet, se në vitet 1981-1982 ka kryer krime komuniste dhe ka drejtuar si funksionar një „shoqatë të armatosur kriminale".

Gjenerali Jaruzelski, si shef i këshillit ushtarak të shpëtimit kombëtar (WRON) vendosi natën e 13 dhjetorit 1981ligjin e luftës, për të shkatërruar sindikatën Solidarnosc (Solidariteti). Disa mijra kritikë të regjimit u patën internuar, disa dhjetëra u vranë gjatë aksioneve të policisë dhe ushtrisë. Jaruzelski mbrojti para gjyqit vendosjen e ligjit të luftës në vitin 1981 si vendim në interes të kombit.

Gjeneral Wojciech Jaruzelski në gjyq- 12 shtator 2008Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Gjeneral Wojciech Jaruzelski në gjyq- 12 shtator 2008

Ish gjenerali Wojciech Jaruzelski ishte përgatitur mirë për daljen para gjyqit. 85 vjeçari mbrojti më shumë se dy orë ligjin e luftës së vendosur prej në Poloni, si të keqen më të vogël në krahasim me katastrofën kombëtare, e cila do ta kishte përfshirë vendin nëse ligji nuk hynte në fuqi: „Ky vendim jashtëzakonisht i vështirë u diktua nga një nevojë e madhe. Në këtë mënyrë Polonia u shpëtua nga një karastrofë shumë më e rëndë kombëtare."

Trupat e Paktit të Varshavës nën udhëheqjen e Moskës, kishin qenë në gatishmëri në dhjetor të vitit 1981, për të ndërhyrë ushtarakisht në Poloni. Një shumicë e popullit polak e kishte përshëndetur ndërhyrjen e ushtrisë për shkak të ngushticës së furnizimit me ushqime dhe me energji në fillim të dimrit. Me vendosjen e ligjit të luftës sindikata opozitare Solidarnosc u ndalua dhe aktivistët e saj, si laureati i mëvonshëm i çmimit nobel Lech Walesa, u internuan.

Të dhjetë milionë përkrahësit e solidarnosc nuk kanë qenë atëherë një grup engjëjsh paqësore. Ish gjenerali Jaruzelski e sheh veten sot siç duket si një pjesë e transformimit demokratik në Poloni. „Me ligjin e luftës u ndalua fuqia agresive e Solidarnosc. Dhe në këtë logjikë ligji i luftës ka ndihmuar, që pas disa vjetësh, në një situatë të ndryshuar ndërkombëtarisht, të mundësohej ndërtimi i strukturave demokratike në Poloni."

18 tetor 1980 - Lëvizja SolidarnostBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  18 tetor 1980 - Lëvizja Solidarnost

Ligji i luftës si kontribut në transformimin demokratik në Poloni, jo vetëm prokurorisë shtetërore ky argumenti i ish gjeneralit i duket si shumë fanstastik. Historian polak Jerzy Eisler dyshon, që gjykatësit e Varshavës do të mund të arrijnë në një vlerësim juridik të ligjit të luftës. „Nuk do të ketë një vlerësim të qartë të ligjit të luftës në Poloni. Për veteranët e ushtrisë popullore polake psh gjenerali do të mbetet gjithnjë një hero. Dhe për familjarët e minatorëve nga Vujeku, të cilët kanë humbur jetën, do të kenë në kujtim një gjë krejt tjetër. A do t´i përziejë gjykata argumentet historike dhe pastaj të hetojë mesataren. Kjo nuk është e mundur dhe kështu edhe vlerësimi historik i ligjit të luftës do të jetë i ndryshëm."

Në rast të shpalljes fajtor i akuzuari mund të dënohet deri me dhjetë vjet heqje lirie. Por megjithatë një dënim i të pandehurit mbi moshën 80 vjeçare për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore, duket si i pamundur. Procesi do të vazhdojë me datën 6 tetor.

 

 

Thomas Rautenberg

 
Artikel bookmarken

FeedbackDërgoniPrintoni

Kryesore të tjera



 
Fotografitë e ditës
ImageOfTheDay

DW-TV EUROPE live

Bundesliga Kick off! (english) - The Soccer Magazine