| 11.05.2008 | 13:00 UTC
Junta ushtarake në Birmani vazhdon të bllokojë ndihmat ndërkombëtare
Një javë pas ciklonit "Nargis", në Birmani qindra mijëra viktima presin ndihma. Megjithë apelet e shumta ndërkombëtare që junta ushtarake të mos bllokojë furnizimin e vendit me ndihma, shumë përfaqësues të organizatave të huaja nuk janë lejuar të shkojnë në zonat e prekura nga katastrofa natyrore. Vetëm në raste të veçanata artikujt ushqimorë dhe disa ndihma të nevojshme kanë arritur të depërtojnë tek njerëzit që janë në kushte shumë të rënda. Mediat njoftojnë se junta ushtarake, megjithë gjendjen katastrofale në vend, ka lejuar zhvillimin e referendumit për miratimin e kushtetutës së re, me të cilën do të forcohet edhe më tej pushteti i gjeneralëve. Numri i viktimave, ndërkohë, ende mbetet i paqartë. Sipas OKB-së kanë humbur jeten rreth 100 mijë njerëz.












