1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve



 

 | 11.05.2008 | 13:00 UTC

Qetësohet gjendja në Bejrut - Luftime në Veri të Libanit

Pas tërheqjes së luftëtarëve të Hisbollahut shiit është qetësuar gjendja në kryeqytetin libanez Bejrut. Qindra ushtarë patrulluan nëpër rrugët e Berjutit duke vendosur pika kontrolli. Në Veri të Libanit ndërkaq ka pasur luftime mes simpatizantëve dhe kundërshtarëve të qeverisë pro-perëndimore. Luftimet më të ashpra njoftohen nga qyteti i Tripolit. Qysh nga e shtuna në mbrëmje janë vrarë të paktën 17 vetë, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Pas mbërritjes së ushtrisë situata është qetësuar.