1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve



 

 | 11.05.2008 | 13:00 UTC

Sudani ndërpret marrdhëniet diplomatike me Çadin

Sudani ndërpreu marrdhëniet diplomatike me Çadin. Presidenti i shtetit Omal al Bashir kritikoi vendin fqinj gjatë një fjalimi në televizion, se ka mbështetur kryengritësit,  që të marshojnë nga Darfuri në rajonin perëndimor të Sudanit drejt kryeqytetit Khartum. Qindra kryengritës nga rajoni i Darfurit të shtunën depërtuan në zonat perfierike të kryeqytetit sudanez, Khartum. Qeveria sudaneze deklaroi, se sulmi është kundërgoditur dhe se rebelët kanë pësuar humbje. Kjo ishte hera e parë që një grup rebelësh depërtoi deri në Kartum.  Në rajonin perëndimor të Sudanit, qysh nga viti 2003 rebelët luftojnë kundër milicëve arabë dhe trupave qeveritare. Sipas vlerësimit të organizatave ndërkombëtare humanitare, deri tani kanë humbur jetën rreth 300 mijë njerëz.