| 11.05.2008 | 13:00 UTC
Serbi: Rreth 6.7 milion qytetarë janë thirrur në zgjedhjet e përgjithshme
Sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe komunale në Serbi. Rreth 6,7 milionë qytetarëve me të drejtë vote u është bërë thirrje të marrin pjesë në votime. Ata do të vendosin për linjën e politikës së jashtme që do të ndjekë vendi i tyre në të ardhmen: Mes rrugës drejt afrimit me Evropën, ose drejt një lidhjeje më të ngushtë me Rusinë. Pritet që Partia radikale serbe ultranacionaliste e drejtuar nga Tomislav Nikolic dhe Partia demokratike pro-evropiane e presidentit Boris Tadic të kenë garë pikë më pikë. Procesi i votimit për zgjedhjet e Serbisë do të zhvillohet edhe në 23 komuna në Kosovë, me një numër prej afro 100 mijë votuesish. Autoritetet në Kosovë, nuk do ta pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale serbe, mirëpo, do t'i shpallin ato si të pavlefshme.











