| 04.07.2008 | 11:00 UTC
Korea ndërprenë negociatat deri në plotësimin e premtimeve
Korea e veriut ka refuzuar për momentin vazhdimin e negociatave për përfundimin e programit të saj atomik. Faza e re e negociatave nuk mund të fillojë përderisa nuk plotësohet premtimet e dhëna ekonomike, kumtoi Ministria e jashtme. Qeveria në Penjan pohon se ajo i ka realizuar premtimet e saja, ndërkohë që këtë nuk e kanë bërë partnerët në bisedimet gjashtëpalëshe: SHBA, Rusia, Kina, Korea e Jugut dhe Japonia. Këto vende kanë premtuar ndër tjerash edhe ndihma të mëdha me energji.









