| 04.07.2008 | 11:00 UTC
Betancourt niset për në Paris
Dy ditë pas lirimit të saj nga duart e kryengritësve majtistë të FARC-ut, ish - kandidatja për presidente të Kolumbisë, Ingrid Betancourt është nisur për në Francë. Në aeroportin e Bogotës ajo falënderoi të gjtihë francezët që janë angazhuar për lirimin e saj dhe të pengjeve tjera. Ingrid Betancourt, e cila ka edhe shtetësinë franceze, në Paris do të pritet nga presidenti Nicolas Sarkozy, i cili poashtu është angazhuar në mënyrë intenzive për lirimin e politikanes 46- vjeçare. Së bashku me 14 pengje të tjera ajo u lirua të mërkurën nga njësitet speciale të ushtrisë kolumbiane, gjatë një aksioni mashtrimi, pasi që ushtarët ishin veshur me rroba të kryengritësve.









