| 04.07.2008 | 11:00 UTC
SHBA kërkojnë ashpërsimin e sanksioneve kundër Mugabes
SHBA i kanë dorëzuar KS të OKB një projektrezolutë për ashpërsimin e sanksioneve kundër Zimbabvesë. Me këtë dokument kërkohet ndalimi i udhëtimeve të presidentit Robert Mugabe dhe përfaqësuesve tjerë të regjimit, pas manipulimit të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend. Parashikohet edhe ngrirja e pasurive të tyre jashtë vendit si dhe embargoja e armëve. Nga KS i OKB kërkohet që të dënojë vendimin e Mugabes për mbajtjen e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale, përkundër tërheqjes së kandidaturës së liderit opozitar, Morgan Zvangirai, për shkak të dhunës ndaj opozitës. Rusia dhe Kina kanë rezerva të mëdha ndaj këtij dokumenti amerikan.









