| 04.07.2008 | 11:00 UTC
Fluturime të drejtëpërdrejta mes Kinës dhe Tajvanit
Mes Kinës dhe Tajvanit sërish janë vendosur fluturime të drejtëpërdrejta të rregullta me avionë. Avioni i parë nga Guangzhou ka ateruar këtë të premte në aeroportin e Taipehut. Vendosjen e fluturimeve këto dy vende e kanë nënshkruar në mes të qershorit, me një marrëveshje të cilët e quajtën si historike. Deri tani pasagjerët kanë udhëtuar përmes Hongkongut. Përjashtime kishte vetëm në kohën e pushimeve zyrtare.









