| 04.07.2008 | 11:00 UTC
Schütler në gjysmëfinalen e Wimbledonit
Motrat Venus dhe Serena Williams janë kualifikuar në konkurrencën e femrave për finalen e turneut më të njohur në botë të tenisit, në Wimbledon. Venus mundi në gjysmëfinale rusen Jelena Dementjeva, ndërsa motra e saj Serena ishte më e mirë se kinezja Zheng Jie. Finalja e femrave zhvillohet nesër. Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, gjermani Rainer Schytler ka mbërritur gjysmëfinalen, pas fitores ndaj francezit Arnaud Clement. Në gjysmëfinale ai do të ndeshet me lojtarin e dytë në botë, Rafael Nadal nga Spanja. Në gjysmëfinalet tjetër ndeshen Roger Federer dhe Marat Safin.









