1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve



 

 | 08.07.2008 | 15:00 UTC

G-8: Kufizimi i dioksidit të karbonit 50% deri në 2050

Në Samitin e G8-s që po zhvillohet  në Japoni, shefat  e shteteve dhe qeverive kanë rënë dakord të zvogëlojnë me 50% emetimin e dioksidit të karbonit në ajër deri në vitin 2050. Ky vendim  u bë publik nga kryeminsitri japonez, që është dhe mikpritësi i takimit të G8-ës.
Fukuda tha se G8-a i bën thirrje të gjitha vendeve të përcaktojnë synime afatmesme lidhur me zvogëlimin e sasisë së dioksidit të karbonit në ajër. Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se, vendet me ekonomi në rritje, si India dhe Kina, duhet të përfshihen në çdo përpjekje për të kufizuar gazrat që shkaktojnë efektin serë, në mënyrë që marrëveshja të funksionojë. Edhe kancelarja Angela Merkel tha se në planet më të reja duhet futur edhe Kina Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i vlerësoi si pozitive rezultatet e deritanishme të Samitit të G8-s dhe u shpreh shumë e kënaqur pas bisedës me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Takimi treditor po zhvillohet nën masa shumë të larta sigurie në ishullin verior të Japonisë, Hokaido.