1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve



 

 | 08.07.2008 | 15:00 UTC

SHBA- Çeki, marrëveshje për sistemin raketor të mbrojtjes

 Në Pragë u nënshkrua marrëveshja mes SHBA-ve dhe Çekisë, e cila parasheh që Uashingtoni  të instalojë sistemin e mbrojtjes raketore në Çeki. Nënshkrimi u bë gjatë ditës nga shefat e diplomacive të dy vendeve, Kondoliza Rajs (Conodlezza Rice) dhe Karel Schvarzenburg.
Marrëveshja e nënshkruar sot duhet të miratohet në parlamentin e Çekisë. Sekretarja amerikane e Shtetit u takua  dje në Varshavë edhe me homologun e saj polak, Radoslav Sikorski. Por Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nuk kanë arritur marrëveshjen, e cila do lejonte instalimin e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në territorin polak. Rajs gjatë turneut evropian do të vizitojë po ashtu Bullgarinë dhe Gjeorgjinë.