1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve



 

 | 08.07.2008 | 15:00 UTC

Bashkimi Europian dhe Gjermania përshëndesin formimin e qeverisë serbe

Bashkimi Evropian ka mirëpritur krijimin e qeverisë pro perëndimore në Serbi. Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana tha se Brukseli pret që kabineti i ri qeveritar të shtyjë përpara reformat dhe të plotësojë kushtet e nevojshme në mënyrë që Serbia të afrohet me BE-në. Pas krijimit të sukseshëm të qeverisë në Serbi, ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank Valter Shtjanmajer i ka dërguar urime homologut të tij serb, Vuk Jeremiç. Ai ka shprehur gëzimin që Serbia tani ka një qeveri që synon përparime të shpejta në rrugën e afrimit me BE-në. "Shpresoj që do të arrihet të kapërcehen pengesat që kanë mbetur dhe se do të dërgohet një sinjal i qartë në drejtim të Evropës", shkruan ministri gjerman në letrën e tij të së martës, 8 korrik 08. Si një sinjal drejt Evropës Shtajnmajer numëron edhe "bashkëpunimin e plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë." Parlamenti serb ka miratur mbrëmë me një shumicë të vogël kabinetin e ri qeveritar.