1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve



 

 | 08.07.2008 | 15:00 UTC

Pakistani mohon lidhjet me sulmin e djeshëm në Kabul

Pakistani, sipas të dhënave të kryeministrit Jusuf Raza Gilani, nuk ka asnjë lidhje me sulmin e rëndë në kryeqytetin afgan, Kabul, të hënën, ku gjetën vdekjen më shumë se 40 njerëz. "Pakistani dëshiron një Afganistan të stabilizuar dhe një rajon stabël", deklaroi Gilan. Më parë Afganistani indirekt kishte bërë fajtor agjentët pakistaneze, si autorë të mundshëm të organizimit të sulmit të djeshëm. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar ashpër sulmin e përgjakshëm në Kabul. Në të njëjtën kohë, ky forum apeloi  tek bashkësia ndërkombëtare që të luftojë terrorizmin në Afganistan. Sulmi i djeshëm para ambasadës indiane ishte më i rëndi qysh prej rrëzimit të talebanëve në vitin 2001.