26.06.2008
Masa të qeverisë në Shkup lidhur me çmimin e naftës

Qeveria e Maqedonisë ndërmer 8 masa urgjente për zbutjen e situatës me rritjen e çmimit të naftës dhe derivateve të saj. Subvencionet e para do t´i jepen bujqeve, që e ndjejnë më shumë rritjen e çmimit të naftës.
Ulja e taksave rrugore si dhe lejimi i përdorimit të metanit janë pjesë përbërëse e masave të qeverisë. Zëvendëskryeministri , Zoran Stavrevski tha, se akcizat dhe TVSH-ja nuk do të ulen sepse anjë vend në botë nuk ndërmerr masa të këtilla. Ai njëkohësisht informoi, se edhe Bashkimi Evropian është kundër uljes së akcizave dhe TVSH-se. Stavrevski nuk ka publikuar se sa këto masa do të ndikojnë në buxhetin e shtetit.
Fatos Mulsiu, Shkup | www.dw-world.de | © Deutsche Welle.